Aktualitet

PD paralajmëron padi penale për Erion Veliajn: Zhvati 400 mln euro







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 30/09/20 |
mapo.al

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata me anë të një statusi në Facebook ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për sa i përket ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.


Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve” shkruan Gjata.


Postimi i plotë i Çlirim Gjatës:



Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin inceneratorit të Tiranës.


Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.


Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas