Aktualitet

Çlirojeni Rilindjen nga paramilitarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 15/03/21 |
Zef Zefi

1.Hedhja në erë e “barakes” elektorale të PD në Tiranë






2.Dora (e ngrohtë) e zgjatur e Kryeministrit mbi kokën e Dorjanit që guxon të bëjë fushatë për “armikun”.


3.Sulmi policor mbi selinë e një partie modeste që guxon të hidhet në krahun opozitar.







4. Prishja e organizuar e Ditës elbasanase të Verës nga sektori i armatosur kriminal që shoqërojnë Kryeministrin,
janë preambula e klimës së zgjedhjeve. Dhe…




“Tërmet vëlla…!”-ngrihet volumi me gërthitje  i ERtv brenda Dosjes. Dosje të cilën SPAK-u i drejtësisë është shprehur se nuk e do.



Gjithashtu…

“…asnjë barakë në këmbë veç Surrelit…,-është moto e keqe.
Sidomos në fushatë zgjedhore.

Po kjo është klima. Shqiptarët e dinë.

Shëmtia moniste zgjedhur nga më pak se 10% e qytetarëve, e tiranasve, guxon dhe nuk e duron armikun në territorin e Republikës së Tij dhe as Bashkisë së Tij, ndonëse i takon vetëm 1/10.

Kjo njofton se e drejta nuk po ndodh të anojë e përkojë me shumicën e paqes e po me pakicat agresive e kriminale që ndërsehen prej të vetmuarve. Madje ka akoma pengesa që të ndodhë.

Motoja elektorale: “…asnjë barakë, asnjë kjoskë në këmbë me perjashtim të Surrelit…” është gjëmë.

Janë lajme bërtitëse dhe për kushtetutëshmërinë se po shkilet qoftë dhe me mosveprim neni 18, Kreu II pika 1 e 2 të Kushtetutës së Shqipërisë, pikërisht nga “reformatori” i madh.

Janë “lënda e parë” që duhej të vinin në lëvizje e veprim çdo OJF në mbrojtje të të drejtave civile e juridike të shtetasve.

Është alarm për cilëndo forcë politike që në përbërje kanë komponentin qytetar, moral dhe etik, pavarësisht ngjyrimeve dhe kanë busull Perëndimin dhe Shtetin e së Drejtës.

Do të duhej të ishte edhe “ushqimi parësor” për mediat qofshin këto dhe të angazhuara dhe intelektualët e vendit.

Po dhe për “komunitetin e “facebukrave”që të shkëputet një herë e mirë nga fjalori agresiv e antiqytetar, racor e diskriminues, përqarës e poshtërues sipas modelit të “entitetit-llapë”. Entitet të cilin e paguajmë prej 23 vjetësh si drejtues administrativ e politik e jo për të na dhënë atë që i mungon. Mend.

Në veçanti policia e Shtetit dhe askush nga Forcat e Armatosura, nuk kanë pse të jetë nën stres as panik nga ndryshimet politike.

Është në tagren kushtetues të votuesit që të vendosë perfaqësimin e vet në legjislativ, ekzekutiv e kudo në dirigjencën e vendit, kur e si të dojë.

Policia e Shtetit i njeh “bravoçunat” të cilët implikuan dhe turpëruan Shtetin shqiptar si Kolumbi apo kanabistan, duke e larguar me vite drite nga Shteti i së Drejtës dhe Europa.

Është e informuar gjithashtu se rreshqitjet violente të papërligjura janë konsekuencë dhe korrespondencë me retorikën agresive militantiste të militarizuar të pushtetit brenda policisë së Shtetit.

Por Ministri bashkë me drejtuesit e Policisë, minimalisht duhet të çlirojnë Kryeministrin e vendit nga rrathët civilë të vetë-armatosur që rrethojnë, shoqërojnë apo prishin imazhin institucional të qeveritarëve Krye, apo ministra qofshin, sepse dhe keta janë në fushatë elektorale.

Ndalni paramilitarët dhe mos dilni mbasdite në fushatë politike, policë të nderuar të Republikës.

1


Etiketa:

Pas