Shifra të çmendura jo vetëm për lojtarët, por edhe për trajnerët. Financat në dispozicion të merkatos futbollistike po kalojnë limitet.
Rasti i fundit na vjen me Jose Mourinhon, i cili refuzoi një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitonte plot 100 milionë euro.
Kjo është oferta rekord që i është bërë një trajneri në historinë e futbollit. Të gjithë do ta pranonin, por jo Mourinho, i cili ka vendosur të qëndrojë pushim dhe të refuzojë ofertën që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.