Noizyin e njohim të gjithë për shpirtin rebel dhe jetën luksoze, të cilën nuk nguron ta shfaqë në rrjtetet sociale.
Por edhe pse duket se kërkon t’i qendrojë larg telasheve, Noizy publikon shpesh foto nga jeta shthurur mes alkoolit dhe hashashit.
Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në sedijen e pasme të makinës së tij luksoze “Mybach” dhe përpara ka tufa të mëdha parash në valutë, euro apo dollar.
Ndërkohë që në një video të publikuar sot në Instastory ai ka publikuar pamje, ku vërehen qartë cigarja e hashashit dhe shishet me alkool.
Me sa duket, reperi ka treguar edhe njëherë që kënga i mundëson të bëjë një jetë plot salltanete.