Emisionet me telefonata direkte në ekran kanë vështirësinë e tyre. Bashkim Hoxha e ka nisur programin e mëngjesit që në vitin 1997, por ende ka momente sikleti. Disa incidente i shikojmë shpesh në programet satirike ose në rrjete sociale, ne meme të ndryshme. Megjithatë Bashkim Hoxha, i ftuar në “Pasdite në Top Channel” tregoi se ç`ndjen në momentet që nuk e dëgjon qartë telefonuesin, ose për rastet kur e sulmojnë me fjalë jo të hijshme.