Serie A ka përfunduar me disa ndeshje të çmendura. Me titullin kampion tashmë të fituar nga Juventusi dhe pozicionin e dytë të pushtuar nga Napoli, lufta më e madhe u bë deri në fund për pozicionin tre dhe katër, që dërgojnë në Champions League.
Në ndeshjen e fundit, edhe pse me shumë vuajtje, ishin Interi dhe Atalanta ato që siguruan biletat për Champions League, kurse Milani dhe Roma mbetën në Europa League.
Interi në sfidën e fundit mori fitore me shumë vështirësi në shtëpi, duke e mposhtur 2-1 Empolin.
Të parët në avantazh kaluan vendasit. Bale shënoi sapo hyri në lojë në pjesën e dytë në minutën e 51’. Mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 75’ me anë të 19-vjeçarit, Hamed Traore.
Por, në minutën e 81’, Radja Nainggolan e dërgoi topin në rrjetë për 2-1, pas një topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së fortë të Vecinos, gol ky që e dërgoi Interin në Champions.
Deri në fund të dy skuadrat kishin raste të njëpasnjëshme dhe Brozovic arriti të shënojë për 3-1, por VAR e anuloi dhe sfida u mbyll 2-1.
Në anën tjetër, edhe Atalanta nuk e kishte të lehtë në shtëpi ndaj Sassuolos, por në fund fitoi 3-1 falë epërsisë numerike për shkak të kartonave të kuq që kishin marrë mysafirët.
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Fundi lë shije të hidhur, Allegri ndahet me humbje nga Juventusi