Aktualitet

Çmenduri në Sassuolo-Verona, Sampdoria drejt “ferrit”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 28/06/20 |
mapo.al

Napoli nuk ndalet dhe është tashmë një skuadër që ka ndryshuar totalisht që pas ardhjes së Rino Gattusos.


 



Përballë SPAL shënon tri gola me Mertens, Callejon dhe Younes, ndërsa barazimi i përkohshëm për SPAL erdhi nga lojtari i ardhshëm i Napolit, Petagna, që nuk festoi. Rezutati final 3-1.


 

Vazhdon rrugëtimi fantastik i Veronas në këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Juric barazon 3-3 në një fushë tepër të vështirë dhe përballë një kundërshtari që vetëm pak ditë më parë barazoi ndaj Interit në “San Siro”: Sassuolo.

 

Tri gola për verdheblutë në Rexho Emilia dhe tani Europa League është aty pranë. Edhe pse, mund të kishin qenë 3 pikë nëse vendasit nuk do të realizonin në frymën e fundit me Rogerio.Lazovic, Stepinski dhe Pessina ishin autorët për miqtë ndërsa paraqitja më e bukur ishte e Jeremy Boga, që po ndiqet nga shumë skuadra.

Humbet Sampdoria përballë Bolognas dhe tani mbijetesa ndërlikohet shumë. Ekipi i drejtuar nga Ranieri pëson humbjen e tretë radhazi pas Interit dhe Roma-s, teksa duhet të bëjë më shumë për të siguruar një shpëtim nga rënia në kategori.


Etiketa: ,

Pas