Një çmenduri e vërtetë po ndodh në ndeshjen e kombëtares tonë, me Kazakistanin në Air Albania në Tiranë.
Teksa Shqipëria ka kaluar në avantazh me Cikalleshin në minutën e 16, 5 minuta më pas ka ndodhur një shperthim i vërtetë në fushë.
Shqipëria dyfishon rezultatin me anë të Ismajlit, por vetëm një minut më pas, sapo miqtë vënë topin per te rinisur ndeshjen, godasin nga mesi i fushës, arrijnë të ngushtojnë rezultatin. Gjuajtja ishte e drejtpërdrejtë në portë, dhe portieri Berisha nuk arrin ta ndalojë.
Ky gol i kazakëve, me siguri do të hyjë në histori.
Shqiperia luan me Kazakistanin, për Ligen e Kombeve.