Shikoni këtë fjalinë se është kryevepra e marrëzisë:
“Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun“.
Nëse kjo fjali do ishte thënë në ndonje vend, qofte edhe gjysëm normal, gjithë shoqata e brumit, byrekeve dhe bakllavase sot do ishte transferuar tek 313-a.
Këta janë shumë të lezetshem. Mirë që bëjnë rritje të kordinuar të çmimit, por dalin dhe e thonë ne media. D.m.th këta dalin shpallin kartelin publikisht. Eshte njësoj sikur të dalesh në televizon dhe të thuash sapo vrava njerin aty matane.
Çfarë është kjo shoqatë që e di se do rritet çmimi me 10 leke ne treg? Ku e di këtë? Po sikur njëri prej prodhuesve të mos e rrisë çmimin, ç’ndodh? Po sikur njeri ta rrisë me 20 lekë?
Tani, dikush të zgjoje këta dedete e Autoritetit te Konkurrences se i kanë plasur kartelet sheshit. Po ja thone në surrat që jemi kartel.