Ekonomi

Çmimet e ndryshme të naftës, importuesit: Fshihet evazioni ose cilësia e ulët









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 05/10/18 |
mapo.al

Përdoruesit e automjeteve konstatojnë në pikat e shitjes së naftës çmime me ndryshime shumë të mëdha. Zakonisht diferenca shkon deri në 5 lekë për litër, nëse në Fier çmimin më të ulët e gjen 168 lekë për litër, në Tiranë shkon deri në 184. Si shpjegohet ky fenomen kur nafta është mall që kuotohet në bursë dhe taksat janë njësoj për të gjithë?



“Për çdo pikë karburanti në Shqipëri mesatarja është 1.2 lek të reja marzhi që ka të bëjë me koston. Kur ndeshen me fenomene që çmimet në pikat e karburantit janë shumë afër me çmimet në pikat e shumicës, kjo tregon që ose kemi të bëjmë më një evazion fiskal ose kemi të bëjmë më një produkt që është jashtë standardit dhe cilësisë dhe për këtë arsye arrijnë të dalim me ato lloje çmimesh të ulëta”,- tha Gjergj Bojaxhi ish-zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.


Ndërkohë gjatë vëzhgimi që bëri Top Channel çmimi i naftës në Tiranë varion nga 172 -184 lekë për litër, ndërsa në Fier litri i naftës është 168. Por çfarë është kjo naftë e lirë?




“Nafta që prodhohet sot nga Ballshi teorikisht është një naftë që kërkon ligji, por është një naftë që për të arritur këto parametra bëhet duke i shtuar një përqindje të jashtëzakonshme adetivësh ku mund ta emërtosh si një naftë të droguar.



Nuk është një produkt normal dhe standard siç është produkti që importohet. Kjo naftë që vjen në Shqipëri është nga bashkimi Evropian kështu që nuk ka shumë hapësirë për produkt jashtë standardit, sot cilësia e produktit degradon nga përzierja që bëhet brenda territorit të Shqipërisë dhe jo nga ajo që në përgjithësi futet si import”,- tha Bojaxhi.


Nafta me cilësi të ulët shkakton dëm ekonomik, por më së shumti në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Shqiptarët blejnë naftën më të shtrenjtë në rajon.

Në Kosovë ajo kushton 143-151 lekë, ndërsa në Maqedoni 137-153 lek për litër për shkak te taksave që janë shumë më të ulëta se në Shqipëri./TCh/

1


Etiketa: , , ,

Pas