Aktualitet

Çmimi i energjisë, Tabaku: Keqmenaxhimin do ta paguajnë qytetarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 09/10/21 |
mapo.al

Partia Demokratike është e bindur se qeveria dhe kryeministri Rama përmes rritjes së paralajmëruar të çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike fsheh krizën e vërtetë politike.






Në një intervistë për ABC, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku flet për një faturë të rëndë që kjo rritje çmimesh do të reflektojë në buxhetet familjare.


“Qeveria në këtë moment duke u përpjekur të mbulojë një krizë të qeverisjes, një krizë te sektorit energjitik që nuk ka lidhje me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare është duke vepruar në panik e sipër.”







Tabaku kujton zotimet e pambajtura të Ramës kur rriti energjinë elektrike.




“Çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët u rrit me 24 për qind. Pa asnjë bazë. U tha që do të reduktoheshin humbjet, ato sot janë 20 për qind…”



Ndërhyrjet e propozuara nga demokratët i sheh si një mundësi që qeveria të mos bie në keqmenaxhimin e krizave të mëparshme.

“Nuk po e shohim këtë si diçka politike, po e shikojmë si diçka që lidhet me të ardhmen e ekonomisë, me stabilitetin e buxhetit, por edhe me qëndrueshmërinë afatgjatë.”

Përmes një plani me 7 pika, kreu i opozitës Basha ka propozuar heqjen e taksës prej 240 lekë për litër karburanti, ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit dhe subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët.

1


Etiketa: , ,

Pas