Aktualitet

Çmimi i naftës ulet në tregjet botërore! Po në Shqipëri?







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 08/05/19 |
mapo.al

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme në tregjet botërore. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, ranë me 35 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 71.81 dollarë amerikanë për fuçi.


Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 27 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 63.33 dollarë amerikanë për fuçi. Indeksi i çmimit të arit ra me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,272.01 dollarë amerikanë për onz.


Por në një kohë kur tregjet botërore reflektojnë ulje të ndjeshme të çmimit të hidrokarbureve, një gjë e tillë nuk ndikon në tregun tonë. Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në vendet e BE-së.



Sot, kur data shënon 8 maj 2019, çmimi i naftës në Shqipëri është ekzaktësisht 175 lekë/litër. Pra, çmim i pandryshueshëm në tregun vendas, edhe pse ne jemi të  varur në tërësi nga importi, pasi prodhimi vendas zë një përqindje të vogël krahasuar me atë që hyn nga jashtë.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas