Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çmimi i parë për ironinë më të madhe të vitit 2020

by mapo.al
09/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
0

Ka plot ngjarje e zhvillime në Shqipëri, nga mëngjesi në mbrëmje dhe çdo ditë që ka falur i madhi zot, ku gjen pa fund ironi e paradokse, apo çudira që nuk t’i rrok dot mendja.

Zor se dikush mund të pretendojë vendin e parë në këtë garë frenetike për të pabesueshmet gjëra. Por në këtë janar, ka ndodhur një gjë që i lë të tjerat pas.



Edi Rama, shefi i rilindjes, ka marrë këtë vit drejtimin e OSBE.

Pra ky udhëheqës ka këto rekorde në vend, si; angazhimi i shumë grupeve të strukturuara kriminale në blerje vote për qeverinë, kandidimi i personave me precedent penalë për deputetë e kryetarë bashkie, kapja e institucioneve, organeve të reja të drejtësisë, ky që kaloi së voni një ligj të kontestuar që synon heshtjen e mediave e portaleve kritike, ky që ka ndalur konkurencën në ekonomi duke instaluar një sistem te fituesve të paracaktuar në tendera e koncesione, pikërisht, ky personazh, ka marrë përsiper të eksportojë vlerat e demokracise nëpër botë.

Përgjegjës për deficencën e madhe demokratike në vend, shefi i rilindjes tashmë do të vlerësojë si shkojnë këto punë e këto standarde ne trojet ku OSBE ushtron aktivitetin, me pak fjalë në çdo cep nga lindja në perëndim.

Ironi, paradoks dhe kundërthënie si kjo, mezi e gjen në librat e Kadaresë. Dhe humor si ky, zor se e has në estradat e shumta që vijnë vërdallë në televizione. Por fakti është ky. Kjo po ndodh. E njëjta OSBE që tha se në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, nuk u mor në konsideratë interesi i qytetarëve, që tha se megjithëse kandidoi vetëm një parti sërish pati parregullsi, që zbuloi se organet e drejtësisë dhe apelimit nuk funksionuan, pikërisht kjo organizatë, ia blatoi drejtimin e saj, personit përgjegjës për gjithë anomalitë që konstatoi së fundmi me 30 qershorin e vitit që kaloi.

Po si mund të ndodhë kjo? Pyet dikush me të drejtë. Jo vetëm po ndodh, por shefi i rilindjes tashmë po jep mend edhe për krizën e madhe në Lindjen e Mesme. Kështu që, cmimi i parë për ironinë më të madhe në këto anë, madje në krejt kontinentin, tashmë është dhënë.

Mapo.al

Tags: Edi Ramakriza politikeOSBEShqiperia merr kryesimin e OSBE

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Minishengeni ballkanik/ Kapexhiu dërrmon Ramën

Minishengeni ballkanik/ Kapexhiu dërrmon Ramën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In