Rritja e çmimeve vijon të ndjehet edhe në rajo. Në Kosovë, është dyfishuar çmimi i litrit të vajit të lulediellit. Një litër dje kushtonte rreth 2.3 euro, sot në disa dyqane është gjetur me çmimin 3.5 euro.
Një ditë më parë Qeveria kërcënoi me masa rigoroze tregtarët që abuzojnë me çmime, deklarata nuk është përfillur nga disa tregtare që për një muaj kanë dyfishuar çmimin e vajit nga rreth 1.5 euro që ishte.
Madje dyqanet po shesin në sasi të kufizuar me çmimin e ri.
Ngritja e çmimeve të produkteve bazike ka shkaktuar panik te qytetarët. Rafte me miell e vaj tashmë shihen vazhdimisht të zbrazura në dyqanet e mëdha.
Në fakt, e njëjta situatë ndodh edhe në Shqipëri, ku çmimi i vajit duket de po konkurron me karburantet. Edhe në vendin tonë vaji po shitet me mbi 300 lekë.