Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

Juria e përbërë nga Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari, ka shpallur 10 finalistët për Çmimin Kadare 2023. Në këtë edicion të tetë nuk mungojnë emrat e njohur, por vihet re një interes i veçantë nga autorët e rinj. Në fazën e fundit do të përzgjidhen pesë emra, ndërsa fituesi do të zbulohet më 27 shkurt

by us er1
01/02/2023
in Kryesore, Letërsi
0

Edhe në këtë edicion të tetë të Çmimit Letrar Kadare nuk kanë munguar emrat e autorëve të njohur, por risi për jurinë kanë qenë prurjet e të rinjve, të cilët kanë dominuar edhe në përzgjedhjen e dhjetëshes finaliste, që do të pretendojë për të fituar çmimin e madh prej 10 mijë euro.

Juria e këtij viti, e përbërë nga poetja Natasha Lako, shkrimtari e gazetari Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, pedagogët Ermir Nika dhe Irena Myzeqari, u mblodh dje për të përzgjedhur 10 më të mirët mes 27 dorëshkrimeve garuese.



Për fazën e dytë të Çmimit Kadare u përzgjodhën Grigor Banushi me “Gjenerali pa yll”, Leonard Veizi me “Ted B”, Tobias Xhaxhiu me “Imun”, Flogerta Krypi me “Rënja”, Klidi Apostoli me “I abortuari”, Majlinda Rama me veprën “Të lirë e të poshtëruar”, Nurie Emrullai “Duhet të jetë dashuri”, Piro Loli me “Avokati i Diktatorit”, Suad Arilla me “Rikthim në vendet e panjohura” dhe Afërdita Blaka me “Në pritje të yllit të Mëngjesit”.

Autorët finalistë do të dorëzojnë brenda datës 10 shkurt veprën e plotë, pasi në fazën e parë ata dorëzuan dorëshkrimet deri në 25 faqe.

Çmimi Kadare vijon t’i mbetet besnik idesë së promovimit të prozës shqipe, duke ruajtur si kriter për konkurruesit zhanret në prozë, si romane, novela e tregime.

Juria e Çmimit Kadare zbulon se nga këta dhjetë të përzgjedhur, në fazën e fundit shkojnë pesë prej tyre, emrat e të cilëve do të shpallen më 17 shkurt, ndërsa më 26 të këtij muaji – në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve, që mbahet në Llogora-, do të dalë edhe emri i fituesit të edicionit të tetë të Çmimit Kadare,

Autori apo autorja fituese, përveç vlerës monetare prej 10 mijë eurosh, që e bën Çmimin Kadare ndër më prestigjiozët në hapësirën shqipfolëse, do të shohë të botuar veprën, përmes logos së shtëpisë botuese universitare UET PRESS dhe do të nisë një tur promovimi në të gjithë vendin.

Jo vetëm autorët e Çmimit Letrar Kadare, që në këtë dekadë të parë kanë qenë nga e gjithë hapësira shqipfolëse, por UET PRESS e ka një prej shtyllave të politikave botuese mbështetjen dhe promovimin e letërsisë shqipe.

Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”. Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume. Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.

Tags: Çmimi KadarefinalisteUET Press

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In