Ndonëse moti duket pak i vrenjtur, këtë fundjavë ka qenë realitivisht shumë nxehtë. Shumica e qytetarëve janë nisur drejt vendeve bregdetare, disa thjesht për të drekuar dhe shijuar pamjen relaksuese, e ndërsa disa të tjerë për të marrë disa rreze.
Moderatori e ka kaluar këtë ditë në shoqërinë e famljes së tij, larg punës, apo zhurmave të qytetit, raporton Bordo. Nga ky udhëtim në një destinacion të afërt, jo si udhëtimet e tjera që moderatori bënë shpesh, ai ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një foto shumë të bukur.