Kryesore

Ç’ndodhi mbrëmë në shpellën e Platonit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 20/11/20 |
Mapo.al

Mbrëmë, shpella e Platonit ishte nderur si tel rrobash anekënd në shumë studio televizive. Dhe qëllimi është i qartë. Ndjekësit, audienca më e madhe që ka vendi të Enjten në prime-time, të shtriqet e të gërmuqet në atë kthinë të errët me hije.


Nga të gjitha anët njerëzve u serviret e njëjta fantazëm. Ata s’duhet të mësojnë më shumë se çka fshihet përtej. Të qendrojnë aty duhet, të ushqehen me supen e gatuar në kuzhinën e shefit të madh, të ushtrojnë të njëjtat rite e zakone.


Dhe ja ku janë hedhur në atë sofër, tërë lajthitjet e një kasete dhe lunatikët sulen me dhëmbët e mprehtë që kërkojnë gjak.



Por, në një moment vjen një informacion, nga realiteti.


Del një e dhënë tronditëse, se numri i të vdekurve nga covid-19, është shumë më i lartë nga sa thuhet. Akuza është se ka manipulim të shifrave.

Lexo edhe :  Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Më e rëndë nuk bëhet.

Kjo i mpin banorët, dhe nis një trazim, zien diçka brenda tyre, nis të prishet statuskuoja aty.

Puna për ta bërë popullin e shpellës së Platonit të shohë përtej argumentit që imponon propaganda e rilindjes, nuk është e lehtë. Po kur njerëzit të ngrenë krye për të parë, kjo qeli e madhe e errët do të zbrazet me një shpejtësi që do të habisë botën.


Etiketa: , , ,

Pas