Dikur

Ç’ndodhi në 2 korrikun e vitit 1990 – kur shqiptarët shenjuan kthesën e madhe





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 02/07/20 |
mapo.al

Sot janë bërë 30 vite nga hapja e ambasadave, një ndër ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët dhe një ndër goditjet më të forta të regjimit më të ashpër komunist në lindje.


Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë, duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore, rrëzuan muret e ambasadave perëndimore dhe u strehuan aty për 2 javë, duke i hapur rrugë zhvillimeve që sollën më pas lirinë dhe demokracinë.



Me këtë hap, shqiptarët shenjuan pa e ditur kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra njerëzve portën e lirisë.


Këto foto tregojnë mijëra qytetarë që u futën brenda ambasadës gjermane.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas