Aktualitet

Çokollata kancerogjene, AKU sekuestron 36 ton produkte të kompanisë “Mars”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 14/08/21 |
mapo.al

Nga kjo e premte nuk do t’i shihni më në treg, por nëse në markete ka ende të tilla mos i blini. Çokollatat Mars, Baundi, Snikers dhe Twix rezultojnë me përmbajtje kancerogjene.






Alarmi është dhënë nga Bashkimi Evropian për këto produkte si dhe për akulloret e kompanisë “Mars”.


Pas sinjalizimit nga BE dhe aksioneve në disa shtete edhe në Shqipëri ka nisur asgjësimi i tyre nga marketet e vendit.







Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 36 ton çokollata dhe akullore të kësaj kompanie.



Sipas AKU, këto prodhime kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin.



Mediet e huaja thonë se në çokollatat dhe akulloret e kompanisë “Mars” është konstatuar oksid etileni, një substancë shumë e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Më 13 korrik, shtetet anëtare të BE ranë dakord që të gjitha ushqimet e kontaminuara me këtë substancë duhet të tërhiqen nga tregu.

Fillimisht kompania Mars deklaroi se produktet e saj nuk ishin të dëmshme, por së fundmi pas publikimit të disa hulumtimeve nga mediet ajo ka nisur mbledhjen e mallrave në disa shtete të Evropës.

Por rreziku nga prodhimet e “Mars” është vetëm maja e ajsbergut pasi rezulton se oksidi e etilenit përdoret edhe në shumë produkte të tjera që gjenden gjerësisht në treg si akullore, reçel e produkte të pjekura.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas