Trajneri i Romës, Jose Mourinho, deklaroi se nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Ai iu referua lojtarit shqiptar Marash Kumbulla, i cili është pjesë e skuadrës së Romës.
Në konferencën për shtyp pasi mbërriti në Tiranë, Mourinho theksoi se stadiumi është shumë-shumë i bukur, duke shtuar se është shumë i lumtur që luan në Tiranë.
“Para se gjithash gaboj pak në analizë sepse mendoj që e vetmja arsye pse ekziston kjo ‘feeling’ pro Romës është sepse kemi një lojtar shqiptar. Më duket gjëja më logjike, më normale. Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Kjo mendoj ka një domethënie.
Kam luajtur një superkupë europiane, Manchester United-Real Madrid në Maqedoninë e Veriut, ishte shumë bukur. Ishte shumë bukur. Një vend, një qytet në festë me një mundësi unike për të pasur një superkupë europiane Real Madrid, Manchester United.
Edhe në Tiranë është e njëjta gjë. Kemi ardhur dhe është e thjeshtë për të kuptuar që është një moment i rëndësishëm për ta, një moment që e meriton si vend për rritjen që ka pasur.
Stadiumi është shumë-shumë i bukur. Dukshëm një mëkat sepse kapaciteti nuk është ai që do mirëpriste gëzimin e më shumë tifozëve por jam shumë i lumtur që vij për të luajtur këtu”, tha Mourinho.