Finalja e Conference League do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, mes Romës dhe Feynoord.
Një pjesë e planit të Gardës së Republikës për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” është marrja nën mbrojtje e të gjithave institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe do të jetë përqendrimi më i madh i tifozëve.