Bota

Conor McGregor publikon datën dhe vendin e rikthimit në kafaz






               Publikuar në : 22:45 - 16/09/19 |
mapo.alm

Conor McGregor mesa duket ka lajmëruar datën e rikthimit të shumëpritur në UFC. 31-vjeçari nuk është futur në kafaz që prej humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar.


“Notorious” tani ka sugjeruar se rikthimi i tij është firmosur me mesazhin në Twitter këtë mëngjes. “Dublin, 14 dhjetor,” ka qenë postimi i tij.



Me shumë mundësi kundërshtari i tij do të jetë Justin Gaethje, i cili mposhti Donald Cerrone fundjavën e kaluar. Kush fiton prej tyre pritet të ndeshet me kampionin e peshës së lehtë Nurmagomedov. Tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar i UFC.


Etiketa: , , , ,

Pas