fbpx

Aktualitet

Conte: Gabim historik! Do propozojmë në nëntor hapjen e negociatave





               Publikuar në : 23:01 - 19/10/19 |
mapo.al

Vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ngjallur mjaft reagime.


Mes vendeve më të zhgënjyera për vendimin negativ është Italia, e cila ka shfaqur gjithmonë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.



Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar se do t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave të për dy vendet ballkanike në muajin nëntor të këtij viti. Për kryeministrin Conte vendimi i KE është një gabim historik, duke paralajmëruar se ky vendim i hapë rrugë aktorëve të tjerë, që të rrisin influencën në rajon.


“Dështimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një shuplakë e madhe, një gabim historik. Ne do të propozojmë ta çojmë çështjen në BE, që të shqyrtohet në fillim të nëntorit. Me këtë vendim, Evropa jo vetëm po dëmton veten, por rrezikon të përfitojnë vendet e tjera për të zgjeruar sferën e ndikimit në rajon”, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte, pas vendimit të KE.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas