Aktualitet

Conte pret Ramën: Moshapja e negociatave, gabim historik i BE-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:58 - 31/10/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa pas takimit me homologun Conte dolën në një konferencë për shtyp. Kryeministri italian ripërsëriti edhe njëherë ftesën për opozitën që të ulet në dialog pa kushte me qeverinë për të zhbllokuar krizën politike me qëllim miratimin e reformës zgjedhore.


“Kam inkurajuar në mënyrë të përsëritur kryeministrim Edi Rama për nje ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore. Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë. I ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, të ndjekin të njëjtën qasje, me shpirt konstruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte” tha ai.


Vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat, Conte e cilësoi si një gabim historik, por shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në familjen Europiane. “Mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Europian” tha ai. Ndërkohë që kryeministri Rama theksoi se pavarësisht vendimit, rruga e vetme e Shqipërisë është në BE. Gjatë fjalimit të tij ai kërkoi dakordësinë mes dy vendeve për pensionet për shqiptarët që kanë punuar dhe jetojnë në Itali prej shumë vitesh.


Bashkimi Europian nuk mbajti premtimet për negociatat, por ne do të vijojmë të njëjtën rrugë. Ne besojmë se kemi partner të fortë, si Italia. Kam informuar edhe kryeministrin mbi reformat që do të vijojnë që të çohen përpara.  Mora një mbështetje të plotë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Eksperienca e vendit fqinj, Italisë ka një vlerë të jashtëzakonshme. Duhet parë edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.


Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia” tha ai.

***

Vizita e Kryeministri Edi Rama në Itali vjen në një kohë kur Këshilli Europian, vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Italia ishte një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që të çelnin negociatat, e madje kryeministri Conte e ka cilësuar si një gabim historik vendimin e Këshillit të Europës.

Kryeministri i Italisë, Conte, vizitoi Shqipërinë pak ditë para se të mblidhej Këshilli i Europës, ku shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE.

LEXO EDHE:

Itali, Rama: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit në BE


Etiketa: , , , ,

Pas