Antonio Conte shqyrtoi deri në detaje ofertën e bërë nga Tottenham Hotspur për të refuzuar në fund propozimin e marrë nga Daniel Levy.
“Gjelat” kthehen edhe një herë në pikën zëro teksa i duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për të mos lënë më gjatë ekipin pa një trajner.
Sipas “Mirror”, stafi drejtues i Tottenham ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Erik ten Hag, trajneri i Ajax, një opsion që në momentin e parë por një emër që e kanë kërkuar edhe në të shkuarën.
Ten Hag vlerësohet shumë për punën e bërë në krye të “shigjetarëve” teksa tre sezone më parë arriti ti dërgojë deri në gjysmëfinalen e Champions League.