Aktualitet

Copa America, nuk mjafton perla e Messit ndaj Kilit, Paraguai “tris” Bolivisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:28 - 15/06/21 |
mapo.al

Argjentina e nis me barazim rrugëtimin në Copa America, edhe pse bëri një ndeshje të mirë dhe portieri Bravo u bë shpëtimtar i Kilit në disa raste. Dueli përfundoi në barazim 1-1.






Leo Messi ishte protagonist me një gol spektakolar të shënuar me goditje dënimi në pjesën e parë. Sulmuesi i Argjentinës u shfaq disa herë i rrezikshëm, sikurse edhe Gonzales e Lautaro Martinez.


Portieri Bravo ishte vendimtar me pritjet e tij dhe nuk lejoi pësimin e një tjetër golit. Hero mund të kishte qenë edhe Emiliano Martinez, portieri i Aston Villa, i cili ndali Arturo Vidal nga penalltia.










Fati i keq i tij ishte që topi u devijua dhe shkoi në traversë dhe Eduardo Vargas me kokë e çoi topin në rrjetë, në fillimin e pjesës së dytë. Argjentina u përpoq shumë të realizonte golin e fitores, por nuk ia doli dot.



Ndërsa Paraguai ka festuar kundër Bolivisë, pasi triumfoi me përmbysje me rezultatin 3-1. Savedra, pas 10 minutash lojë, me penallti e çoi rezultatin në 1-0.

Për shkak të vonesave me VAR, në pjesën e parë u luajtën 11 minuta shtesë dhe në të nëntën Cuellar mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la Bolivinë me një lojtar më pak.

Paraguai e shfrytëzoi këtë dhe në minutën e 62-të shënoi golin e barazimit me Kaku. Tre minuta më pas Romero përmbysi rezultatin dhe në minutën e 80-të realizoi edhe golin e qetësisë, duke i çuar shifrat në rezultatin përfundimtar 3-1.

1


Etiketa: , , ,

Pas