Aktualitet

Çoroditet moti/ Ja çfarë temperaturash na presin javën e ardhshme





               Publikuar në : 20:45 - 15/12/19 |
mapo.al

Java e ardhshme do të sjellë temperatura të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi. Sipas MeteoAlb, mëngjesi do të jetë i freskët por dreka dhe pasditja do të rikthejnë temperaturat e ngrohta, të cilat të kujtojnë sitinën e pranverës. Ndërkohë në mesajvë moti pritet të ketë një tjetër kthesë, pasi do të rikthehen reshjet në vend.


Ja parashikimi sipas MeteoAlb:



MOTI NE VIJIM: nga nesër deri paraditen e së enjtes, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët. Me mëngjese të freskëta dhe mesdita të ngrohta pasi temperaturat maksimale do të ngjiten në 19-20°C. Mesjava ri-sjell reshje në të gjithë vendin, reshje të cilat mbeten prezente gjatë pjesës së dytë të javës. 🌤🌤🌤



Etiketa: ,

Pas