Ndërsa ka pozuar për kalendarin e saj të vitit 2015, Courtney Stodden është rrëfyer për vitin që po lëmë pas.
“2014 ka qenë një vit tranzicioni për mua. Ka pasur shumë ulje dhe ngitje, por shpresoj që 2015 të jetë një vit më i mirë, dhe me ngjitje”, ka thënë ish-pjesëmarrësja e spektaklit “Big Brother”.
Të ardhurat që do të vijnë nga kalendari i saj, Stodden ka vendosur t’i japë për bamirësi.
“Të ardhurat e kalendarit do të shkojnë për familjet në nevojë. Është mirë të ndihmosh njerëzit që nuk kanë një vakt të ngrohtë në tavolinat e tyre për këto festa”, ka thënë Stodden.