Aktualitet

Coutinho në huazim te Bayern Munchen, pritet prezantimi 






               Publikuar në : 11:02 - 17/08/19 |
mapo.al

Mesfushori i Barcelonës, Philipe Coutinho, ka arritur akordin me gjermanët e Bayern për t’u transferuar atje në formë huazimi për 1 vit. Këtë e bën të ditur “Marca” sipas së cilës drejtori sportiv i Barcelonës ka konfirmuar largimin e lojtarit.


Braziliani nuk është pjesë e ekipit në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Athletic Bilbao pasi besohet se do të niset për në Gjermani që të kryejë testet mjekësore me bavarezët. Për Bayern kjo do të jetë transferta e dytë pas akordit që kanë arritur për të marrë Ivan Perisiç nga Interi. Sipas drejtorit sportiv të Barcelonës gjermanët kanë rënë dakord të paguajnë 12 milionë euro për Coutinhon dhe kanë të drejtën e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.

Është një gjë e mirë për katalanasit pasi tashmë Coutinho nuk do të jetë më në shënjestrën e Paris Saint Germain për ta shkëmbyer me Neymar. Ndërsa për sa i përket formacionit të gjermanëve, 27-vjeçari do të jetë një përforcim i mirë në mesfushë pas largimit nga skuadra e dyshes Robben dhe Ribbery.


Etiketa: , , ,

Pas