Sport

Coutinho prezantohet te Bayerni: Transferimi sfidë e re në karrierë






               Publikuar në : 11:08 - 19/08/19 |
mapo.al

Philippe Coutinho ka përfunduar transferimin e tij (huazimin) nga Barcelona te Bayern Munich, me një marrëveshje sezonale, përfshirë një mundësi blerjeje prej 120 milionë euro. Mesfushori brazilian do ta kalojë sezonin 2019-2020 me kampionët e Bundesligës, përpara se të merret një vendim për një transferim të përhershëm në “Allianz Arena”.


Bayerni tashmë ka paguar një tarifë huazimi prej 8.5 milionë euro dhe ka rënë dakord për pagën e 27-vjeçarit. Barça mezi priste ta vinte në jetë një marrëveshje të tillë, ndërsa vazhdon përpjekjet për ta rikthyer Neymar në “Camp Nou”.

Coutinho i tha faqes zyrtare të Bayernit: “Për mua, ky transferim do të thotë një sfidë e re në karrierë. Vij në një vend të ri, por në një nga klubet më të mira në Europë. Unë mezi po pres të luaj këtu. Si Bayerni, edhe unë kam ambicie të mëdha. Jam i bindur që mund t’i arrijmë objektivat e klubit së bashku me shokët e mi të rinj të skuadrës.”


Etiketa: , , ,

Pas