Bota

Coutinho thumba të fortë ndaj Barçës dhe fjalë të arta për Bayern





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 16/09/19 |
mapo.al

Philippe Coutinho është ndalur të flasë pak për këto javë të para, që po kalon tek Bayern Munich, ku theksoi se ka gjetur një ambient të ngrohtë, ndryshe nga skuadrat e tjera, duke nënkuptuar situatën tek Barcelona.


Atmosfera tek Bayern: “Në ditët e mia të para takova shokët e skuadrës, që më treguan mua ambientet ku stërvitemi dhe shpenzojmë kohën. Çdo ditë ndihem më mirë dhe jam shumë i lumtur”.


Krahasimi: “Bayern është më familjar sesa klubet e tjera. E kam ndjerë këtë në mjediset e Liverpool, por këtu është akoma ambient më i ngrohtë”.


Afrimiteti i njerëzve: “Mendoj se është diçka shumë e mirë. Tifozët janë shumë të mirë dhe të japin shumë energji pozitive. Kam firmosur shumë autografe dhe shpresoj të mos kem harruar ndonjë”.


Marrëdhënia me Alcantara-n: “Më ka ndihmuar shumë në javët e para. Ai është brazilian dhe flet gjuhën portugeze, për këtë më ka ndihmuar shumë në komunikim. Gjermanishtja është shumë e vështirë, por po mundohem të mësoj pak”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas