Numri i rasteve të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë i lartë.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj raporton për 572 raste të reja nga 4511 testime të realizuara.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 694 pacientë, ndërsa betejën me virusin e koronavirusit e kanë humbur 30 persona.