Aktualitet

COVID-19/ 31% e amerikanëve s’janë të sigurt nëse do ta bënin vaksinën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 28/05/20 |
mapo.al

Shkencëtarët po punojnë shumë për të krijuar një vaksinë kundër COVID-19, virusit që shkaktoi pandeminë globale. Por, me sa duket, jo të gjithë janë të gatshëm të vaksinohen pavarësisht rrezikshmërisë së virusit.


Sipas një sondazhi të ri të The Associated Press-NORC Center, vetëm gjysma e amerikanëve thonë se do ta bënin vaksinën e COVID-19. Kjo shifër është shumë e ulët, duke marrë parasysh përpjekjen e madhe që po bëhet në botë për të realizuar vaksinën kundër koronavirusit.


Sipas sondazhit, 31% thjesht nuk ishin të sigurt nëse do të vaksinoheshin. Ndërsa një e pesta e tyre thanë se do ta refuzonin.


Mes njerëzve që do ta refuzonin vaksinën, shumica kishin frikë nga efektet anësore të vaksinës. 4 në 10 thonë se shqetësohen mos marrin koronavirusin nga vaksina. Ndërsa rreth 3 në 10 persona thonë se nuk kanë frikë se mund të sëmuren rëndë nga COVID-19. /Daily Mail/


/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas