Aktualitet

Covid-19/ 9 raste të reja në Kosovë, shkon në 799 numri i të infektuarve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 29/04/20 |
mapo.al

Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.


Pas rasteve të fundit, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka shkuar në 799. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 17 persona.


“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.


Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin”, shkruan Vitia.



Etiketa: , ,

Pas