Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se Rama nuk do të bashkëpunojë me opozitën. Në një reagim në Facebook, Alibeaj thotë se Rama kërkon një opozitë që të heshtë. Ndërsa thotë se “kryeministri bën korrupsion edhe kur shqiptarët vuajnë për bukën e gojës”.
Reagimi i Enkelejd Alibeajt
Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja te klasifikuar si “sekret”. Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptaret po vuajnë për bukën e gojës, kur mjeket perballen të pambrojtur, kur policet duhet të sigurojnë vete maska e doreza. Pikërisht në këtë situate Rama nuk heq dore nga vjedhja dhe abuzimi.
Ndaj për këtë Edi Rames i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjeket e infektuar, për fasonerite që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetareve.
Si çdo opozite ne një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetareve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetareve mbi çdo interes partiak.
Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qëndrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.