Aktualitet

COVID-19/ Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhuron ndihmat për mjekët (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 09/04/20 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë personalisht në Ministrinë e Shëndetësisë ku kanë dhuruar mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.


“Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.



Në një postim në rrjetet sociale, edhe ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot me ambasadoren amerikane dhe jep këtë mesazh:


“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19🙏🏼

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana. Jemi #bashkë në këtë luftë 🤜#COVID19🤛🇦🇱🇺🇸“.

<
>
Yuri Kim manastirliu Ndihmat korona korona1 korona2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas