Aktualitet

COVID-19/ Basha: Të shikohen lehtësira edhe për mediat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 31/03/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të parashikojë edhe lehtësira për sektorin e medias. Në një komunikim me gazetarët, Basha tha se ashtu si sektorët e tjerë të ekonomisë edhe media ka hasur në vështirësi për shkak të një efekti zinxhir.


“Mbështetja e mediave është e domosdoshme në këto kohë. Zinxhiri është i tillë që kur filluan dhe vuan ekonomia natyrisht ka më pak mundësi për të kontribuar përmes reklamave apo marrëdhënieve të tjera kontraktuale me mediat. Kjo sjell një reduktim të aftësisë së medias për të paguar personelin esencial, sic janë gazetarët, operatorët, shoferët që janë po kaq të ekspozuar ndaj rrezikut.


Pa sytë tuaj, pa veshët tuaj, pa mendjen tuaj Shqipëria do të ishte në një ditë më të errët seç është sot. Fal jush edhe paniku mund të administrohet më mirë, sepse nuk ka armë më të mirë kundër panikut sesa transparenca.


Gjykoj se dëmtimi i transparencës dhe i informacionit që do të vijë për shkak të pamundësisë së medias për të vazhduar aktivitetin e tyre normal, përbën një kërcënim për administrimin e kësaj krize.


Ndaj thirrja ime është të shikohen lehtësia për ato media që janë në vështirësi dhe këtu mund të aplikohen disa masa lehtësuese për mediat duke përfshirë edhe shlyerjen e disa detyrimeve që kanë të bëjnë me pagesat që mediat i detyrohen shtetit, në mënyrë që të mundësojë së paku pagesën për stafin. Njësoj si sektorët e tjerë edhe mediat mund të vijnë me propozimet e tyre. Dua të përsëris kërkesën ndaj autoriteteve që mos të jenë të verbër ndaj nevojës për të mbështetur edhe sektorin e medias si një sektor kyc në administrimin e kësaj krize“.


Etiketa: ,

Pas