Aktualitet

Ndihma me 30 mijë teste për COVID-19, Basha falenderon SHBA-të





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 07/04/20 |
mapo.al

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente po përballen me pandeminë e COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thekson se ”stafet mjekësore janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë”.


Duke theksuar se bluzat e bardha kanë nevojë sot për mbrojtje e pajisje shëndetësore, lideri i opozitës falënderoi SHBA-të për ndihmën e ofruar për testet e koronavirusit.


Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë”, shprehet Basha.


MESAZHI I BASHËS
Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.


Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas