Aktualitet

COVID-19, Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:09 - 01/04/20 |
mapo.al

Në një videomesazh në rrjetin social “Facebook” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komunikuar vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si pasojë e COVID-19.


Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social.


“Duke qenë se fillon muaji e duhen paguar qiratë e muajit parardhës, Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social.


Përfitojnë qindra familje në banesa sociale. Ftojmë këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik.


Solidariteti nuk na varfëron, përkundrazi, na bën më të fortë si shoqëri”.


Etiketa: ,

Pas