Aktualitet

Covid-19/ Bie ndjeshëm numri i të vdekurve në Itali, 260 viktima 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 26/04/20 |
mapo.al

Lajme të mira nga Italia. Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi, ku gati është përgjysmuar në raport me një ditë më parë.


Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima.


Që nga data 15 mars, në Itali çdo ditë ka pasur më shumë se 300 viktima, ndërsa sot është shënuar një ndër ditët me shpresëdhënëse.


Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi bie në këtë shifër.


Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 2324 persona ndërsa në total numri i tyre shkon në 197,675 persona.

Numri total i viktimave në Itali si pasojë e Covid-19 ka kapur shifrën 26,644 vetë.

 


Etiketa: , , ,

Pas