Aktualitet

Covid-19/ Britani, 449 viktima 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 06/05/20 |
mapo.al

Ka shkuar në 449 numri i viktimave nga koronavirusi përgjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe.


Bëhet fjalë për numrin e personave që kanë humbur jetën në spital, ndërkohë që 331 raste u shënuan në Angli, 83 në Skoci, 21 në Uells dhe 14 në Irlandën Veriore (këta të fundit ndërruan jetë në shtëpitë e të moshuarve, apo vende të tjera).


Këto shifra u bënë publike nga vetë kryeministri Boris Johnson, i cili raportoi sot në Dhomën e Ulët për herë të parë që nga shërimi prej koronavirusit dhe u përball me kryetarin e Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer.


Ky i fundit akuzoi kreun e qeverisë britanike se ka dështuar me luftën kundër koronavirusit.


Kujtojmë se Britania e Madhe është ndër vendet më të goditura në Europë, krahasuar me numrin e vdekjeve.


Etiketa: , ,

Pas