Aktualitet

Covid-19/ Britania harton planin prej tre fazash për lehtësimin e masave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 06/05/20 |
mapo.al

Sipas gazetës “The Times”, Mbretëria e Bashkuar ka hartuar një plan prej tre fazash për të lehtësuar bllokadën e koronavirusit që u vendos për herë të parë në fund të marsit.


Qeveria pritet ta rishikojë bllokadën më 7 maj, por kryeministri Boris Xhonson e ka bërë të qartë se i druhet një vale të dytë epidemie.


Faza e parë e rihapjes do të përfshijë dyqane të vogla, ndërsa e dyta ato të mëdha dhe qendrat tregtare, me njerëzit që do të inkurajohen të shkojnë në punë.


“The Times” shton më tej se pabet, restorantet, hotelet dhe subjektet e argëtimit do të hapen të fundit.


Britania ka tejkaluar Italinë me numrin më të lartë të vdekjeve nga Koronavirusi në Evropë, me mbi 32 mijë.

Shifra javore nga Zyra Britanike e Statistikave shtoi mbi 7 mijë vdekje të verifikuara në Angli dhe Uells, duke e çuar totalin në 32 mijë e 313.

Shifra është një sinjal i qartë se Britania mund të dalë si vendi më i prekur në Evropë, pavarësisht se u godit nga virusi më vonë se vendet e tjera.


Etiketa: , ,

Pas