Aktualitet

Covid-19/ Ekspertët e PD: Duhet skaner për rastet e dyshuara, tamponët nuk e zbulojnë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 18/04/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka ngritur sërish një problem shqetësues lidhur me testet që përdoren ndaj personave të prekur ose jo me Covid-19.


Sipas ekspertëve anti-covid në PD, dy rastet e fundit të mbërritura në Spitalin e Traumës, pas bërjes së skanerit kanë treguar shenja të pranisë së koronavirusit, ndërkohë që në testimin e bërë me tampon kanë rezultuar negativë.


Sipas ekspertëve rezultate e nxjerra nga skaneri nxjerrin në pah një problem tjetër të madh, që është ai i numrit të të infektuarve, i cili mund të jetë shumë më i madh se shifrat e bëra publike.


Deklarata e ekspertëve anti-covid pranë PD


Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e meparshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit, qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari, ne keto raste duhet kerkim i dyfishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithçka eshte monopol i nje laboratori, edhe pse jane mundesite e shfrytezimit te lavoratoreve te tjere per kete test.

—Se dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.

—Se treti keta paciente, ashtu si dhe depistimi ne teresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete ekzaminim  vetem ne QSUT, eshte i pavertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!

—Se katerti, ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan per shkak te arsyeve te tjera, flet per moskorrespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit dhe mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.

—Se pesti, zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shnderrohet ne nje nga “motorret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas