Aktualitet

Covid-19/ Ekspertët gjermanë: Izolimi ishte një gabim i madh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 08/05/20 |
mapo.al

Ekonomia gjermane po kalon ditët më të vështira në historinë e saj moderne për shkak të izolimit nga pandemia e koronavirusit.


Vendi ia ka dalë që të prodhojë shifra suksesi në kufizimin e pandemisë, por dëmet në ekonomi do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Tani pyetje që lind është: A duhej një izolim i tillë?


Gazeta gjermane, BILD ka pyetur disa prej skeptikëve në vend, të cilët thonë se izolimi ishte një gabim gjigand.


Sipas tyre, vendimet e qeverisë për mbylljen e ekonomisë ishin brutale.


I pari që akuzon është profesor doktor Klaus-Dieter Zastrow, 70 vjeç, nga Instituti i Higjienës në Berlin. Ai beson se mbrojtja e gojës dhe hundës e mbyll burimin më të rëndësishëm të infeksionit dhe kështu mbron jo vetëm palët e treta, por edhe vetë bartësin. “Nëse e zbatojmë në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme këtë, nuk ka asnjë rrezik,” thotë eksperti. Sipas tij, nuk ka asnjë rrezik nga një valë e dytë e virusit. Eksperti thotë se ajo është vetëm fantazi. Sidoqoftë, ai kërkon që të zbatohen rregullat për masat e higjienës dhe të mbahen maskat.

Gazetarja legjendare gjermane, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez. “Unë jam në favor të rrugës suedeze, me rekomandime për të ruajtur distancën”, tha ajo.

Profesori Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit është më specifik. Ai thotë se ky izolim ishte gabim gjigand. “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë. Askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”.

Profesori i të drejtës ligjore, Hans-Juergen Papier thotë se masat shkuan shumë larg dhe se ato duheshin diskutuar në mënyrë të gjerë në parlament dhe publik. “Duhej balancuar mbrojtja e jetës dhe shëndetit me mbrojtjen e të drejtave dhe statusin kushtetues nga ana tjetër”, thotë ai.

Kurse ish-ministri i Shtetit, Julian Nida-Ruemeln thotë se ishte një situatë groteske, ku nuk pati asnjë vlerësim të plotë të shifrave. “Duhet ta dimë sa njerëz vdesin përditë në Gjermani, sa vdesin nga zemra, sa nga kanceri, sa nga koronavirusi. Vetëm atëherë merren vendime”.

Vulën ia vë profesori Klaus Pueschel, ekspert i mjekësisë ligjore. Ai thotë se kjo është një sëmundje virale si gripi. Nga viktimat që ka ekzaminuar ai, të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera.


Etiketa: , , ,

Pas