Aktualitet

COVID-19/ Europa nis lehtësimin e masave kufizuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 29/04/20 |
mapo.al

Europa nis lehtësimin e masave kufizuese dhe bllokuese por strategjitë janë të ndryshme.


Shtetet e BE-së si Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke dhe Kroacia kanë ndërmarrë hapat e parë drejt rikthimit në normalitet.


Austria
Qeveria austriake ka njoftuar se masat e bllokimit të lidhura me udhëtimet do të hiqen nga 1 maj kurse baret dhe restorantet do të fillojnë aktivitetin duke filluar nga data 15 maj me rregulla të sakta për distancimin e klientëve.


Belgjika
Autoritetet në Belgjikë kanë njoftuar për hapjen e dyqaneve në 11 maj kurse shkollat ​​një javë më pas por me kufizime në numrin e nxënësve në klasa.


Bullgaria
Qeveria e Sofjes tashmë ka vendosur të rihapë për publikun parqet dhe kopshtet në përputhje me masat e mbrojtjes personale. Ndalohen grumbullimet e në shumë se dy personave dhe konsumimi i pijeve alkoolike. Për më tepër, mbetet detyrimi për të mbajtur maska në parqe dhe kopshte publike, të respektojnë distancën sociale prej dy metrash dhe të ndjekin itineraret e detyrueshme.

Republika Çeke
Në Çeki rihapja masat e rihapjes do të fillojnë nga dita e sotme. Duke nisur nga dita e djeshme janë rihapur universitetet. Do të vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e më shumë se dhjetë personave dhe udhëtimet për nevoja jo esenciale. Gjithashtu mbetet detyrimi për të mbajtur masak në vendet publike.

Kroacia
Më 27 Prill filloi faza e parë e relaksimit të kufizimeve, me rihapjen e pothuajse të gjitha aktiviteteve tregtare dhe dyqaneve artizanale, përveç qendrave të mëdha tregtare dhe parukierëve, por me detyrimin për të respektuar masa të rrepta higjienike dhe distancë sociale. Nga e diela më 3 maj do të rihapen vendet e adhurimit dhe brenda një jave gjithashtu do të lejohen të punojnë libraritë, bibliotekat dhe muzetë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas