Aktualitet

COVID-19/ Franca regjistron shifër rekord, 499 të vdekur 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:23 - 31/03/20 |
mapo.al

Franca ka konfirmuar 499 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të pacientëve që kanë ndërruar jetë në 3,523. Sipas autoriteteve kjo është rritja më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.


Drejtori i agjencisë shëndetësore, Jerome Salomon, tha në një konferencë për shtyp se numri i rasteve ishte rritur në 52,128, ndërsa 5,565 prej tyre gjenden në kujdesin intensiv.


Franca është një nga pesë vendet që ka tejkaluar pragun e 3,000 vdekjeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Italinë dhe Spanjën.


Raportohet se vendi nuk është duke numëruar vdekjet jashtë spitaleve, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë potencialisht më i lartë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas