Aktualitet

Covid-19 i merr jetën në moshën 70-vjeçare piktorit Mustafa Arapi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 21/01/21 |
mapo.al

Covid-19 i merr jetën një tjetër artisti në vend. Shuhet në moshën 70-vjeçare nga ky virus vdekjeprurës piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi.



Prej ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Arapi nuk mundi të triumfojë mbi vdekjen.


Lajmi i trishtë është konfirmuar nga e bija, studiuesja Dorina Arapi, e cila, gjatë shtrimit të të atit në spital, i bëri apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për mbështetje dhe kujdes.




I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve, punoi si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.



Për disa vite ishte pedagog në Akademi të Arteve, si dhe shef i Departamentit të Punëve në Institutin e Monumenteve të Kulturës.


Në më shumë se 40 vite Arapi ka restauruar  kisha, afreske, ikona dhe banesa tradicionale.

Apeli i Doriana Arapit për të atin e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”:

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera.

Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare. Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!

1


Etiketa: ,

Pas