Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër pedagogeje. Bëhet fjalë për Kozeta Noti, pedagogen e Fakultetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë.
Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga kolegia e saj Majlinda Keta. Ajo shprehet se vdekja e Notit ka lënë pas dhimbje mes pedagogësh dhe studentësh.
Kozeta është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19, pas Irena Bogdanit, e cila jepte leksione në Fakultetin Ekonomik.
Ajo kishte kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë dhe Hollandë.
Risjellim në vëmendje se dje u regjistruan në vend 744 raste me koronavirus dhe 19 viktima.
1
Etiketa: Kozeta Noti, Majlinda Keta, Pandemia COVID-19