Aktualitet

Covid-19/ India ia kalon Italisë, sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 06/06/20 |
mapo.al

India ka shënuar rreth 10.000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke bërë që numri total i infektimeve të jetë më i lartë se ai i Italisë.


Momentalisht India ndodhet në vendin e gjashtë në listën e vendeve më të prekura nga pandemia, me 236.657 të infektuar dhe me 6.649 vdekje.


Me këtë rritje që po përjeton së fundmi vendi, sistemi shëndetësor në Mumbai rrezikon kolapsin, ndërkohë që në spitalet e Delhit po zihen të gjithë shtretërit.


Megjithatë, India është duke lehtësuar masat shtrënguese. Qendrat tregtare, tempujt, restorantet dhe zyrat do të rihepen nga e hëna. Për disa javë, shifrat e ulëta në Indi i kanë çuditur ekspertët, pasi pavarësisht numrit të lartë të popullsisë, sistemit të dobët shëndetësor dhe sëmundjeve, situata e infeksioneve dhe vdekjeve ka qenë nën kontroll.


Por sipas ekspertëve, rritja e papritur e numrave tregon se vendi mund të jetë duke përjetuar një pik të vonuar.

Mirëpo, për një vend si India është shumë e vështirë të vazhdojë ta mbajë vendin të izoluar, pasi do të ishte fatale për ekonominë, por edhe për psikologjinë e njerëzve.

Burimi BBC


Etiketa: , ,

Pas