Teknologji

Covid-19 / Jetoni jashtë Shqipërisë? Ja si mund t’i dërgoni familjes tuaj ushqimet direkt në shtëpi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 01/05/20 |
mapo.al

Gjatë javëve të fundit kemi parë që shumica e marketeve kanë filluar të hapin edhe kanalin e tyre të shitjeve online në Shqipëri. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e kufizimeve për të mos dalë nga shtëpia.


Për Shqipërinë është një hap i mirë përpara sepse tashmë ky sektor kishte ngelur shumë mbrapa me zhvillimet teknologjike, shpresojmë që rritmi të vazhdojë edhe pasi të ikë nevoja e mosdaljes nga shtëpia.


Ndërkohë ajo që na ka bërë edhe më shumë përshtypje është që edhe portali më i madh i shitjeve online në Shqipëri aladini.al ka filluar të tregtojë produkte ushqimore. Një portal i cili ishte i fokusuar tek produktet elektronike, produtkeve shtëpiake  për fëmijë etj. Duket sikur kompanitë në momente krizash e humbin fokusin e tyre.


Për këtë arsye intervistuam Albana Sejatin menaxheren komerciale të kuptonim përse ka ndodhur ky ndryshim.


Sa kohë keni që tregtoni produkte ushqimore tek Aladini?

Kemi pak ditë që kemi filluar. Nuk e filluam që sa nisi karantina por pritëm të normalizohej pak situata. Kjo sepse me kërkesat që ishin dhe kompleksitetin e produkteve ushqimore nuk donim të rezikonim në momentet më të vështira për shqiptarët. Kategoria e ushqimeve ishte në planet tona të këtij viti megjithatë u detyruam ta ndryshonim pak rritmin si pasojë e kërkesave të shumta të klientëve tanë.

Çfarë lloj kërkesash kishit dhe si e ndryshuat rritmin që planifikonit?

Ajo që na detyroi të përshpejtonim planet janë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Duke qënë se ne kemi platformën më të kompletuar në Shqipëri me mbi 20.000 produkte dhe ndër të vetmit që pranojmë në mënyrë të sigurt pagesat me kartë krediti jo vetëm paypal shumë Shqiptarë nga jashtë na kërkonin me insistim të fusnim kategorinë e ushqimeve.

Prej vitesh ne kemi klientë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe i blejnë dhurata apo produkte të nevojshme prindërve, miqve të tyre këtu në Shqipëri. Ndërkohë si pasojë e situatës që u krijua këtu u shtua edhe numri i tyre. Është e qartë nga kjo rritje tregon që momentet e vështira na bashkojnë më shumë. Por ndryshe nga periudhat e tjera kur ata ju blinin elektroshtëpiake dhe televizora familjarëve këtu, tani donin t’i blinin ushqime për t’ia dërguar deri në derë.

Përditë merrnim telefonata nga klientët në Itali dhe Amerikë të cilët na pyesnin nëse mund ti çonim ushqime prindërve të tyre këtu. Për këtë arsye ndryshuam pak planin që kishim dhe u fokusuam tek ndërtimi i kësaj kategorie. Megjithatë sërisht nuk mund të rezikonim kur kufizimet ishin të mëdha sepse rritja e kërkesës do na rezikonte të bënim gabime, dhe me ndjeshmërinë që kanë produktet ushqimore nuk donim të cënonim sigurinë e klientëve.

Si funksionon proçesi ne kohe pandemie ? Ka vonesa?

Sa filloi pandemia postat ishin të mbingarkuara dhe vonesat e dërgesave ishin të shumta kështu mund të vonoheshin produktet përtej parashikimit duke krijura vështirësi për ata që i donin. Në rastin e ushqimeve nuk mund të pretendojmë të presë 4 ditë një klient prandaj edhe pritëm sa të qetësohej situata. Gjithashtu ne ishim në 3 fishin e kapacitetit tonë, duke e bërë të vështrië kontrollin e skadencës së produtkeve, dëmtimet e pakove etj, detaje të cilat janë shumë të rëndësishme për produktet ushqimore.

Ndërkohë tani situata me postat u normalizua disi mbi 60% të pakove i dorëzon në kohë dhe kemi bërë një marveshje që produktet ushqimore futen në produtket me prioritet kështu dorëzohen të nesërmen gjithmonë. Gjithashtu ne kemi krijuar një ambjent vetëm për ushqimet i cili është disinfektuar dhe krijuar kushtet që të kontrollohen detajet e nevojshme lehtësisht. Vetëm pasi u siguruan këto hapa ne lançuam kategorinë e ushqimeve të cilën kemi plan ta vazhdojmë me disa risi të tjera në afatgjatë. Shumë shpejt planifikojmë të shtojmë të gjithë shitësit të cilët prodhojnë ushqime në vend. Për detajet nuk është momenti sepse projekti akoma nuk ka marrë një formë të qartë.  

Çfarë blejnë më shumë këto ditë njerëzit?

Ne kemi pothuajse gjithçka kështu kërkesa është e ndarë në shumë kategori, por fillimi i pandemisë bëri disa kategori produktesh të kishin një rritje të pazakontë me disafishim të xhiros. Këto ishin:

Sigurisht edhe maskat e mbrojtjes të cilat ne i kemi aktualisht më lirë se kudo tjetër.

Ndërkohë shqiptarët jashtë Shqipërisë ju blinin miqve dhe familjarëve këtu kryesisht libra, elektroshtëpiake dhe siç thashë ushqime. Tek ushqimet fokusi ishte kryesisht tek ushqimet bazike, makarona, miell, vaj etj të cilat i blinin me koli opsion të cilin aktualisht vetëm ne e kemi. 

Keni ndonje plan apo risi per në vazhdim?

Ne aktualisht kemi lançuar marketplace tek platforma jonë. Ku ky opsion i jep mundësi çdo shitësi të hapë dyqanin e tij tek Aladini me vetëm 2990 lekë / muaj. Një risi për tregun Shqiptar sepse sot çdo kompani ka mundësi të ketë dyqanin e tij me 2990 lekë/muaj pa asnjë kosto ekstra. Më pas do paguajë vetëm nëse malli shitet, dhe ka shumë gjasa që dikush ti shesë produtket tek ne që kemi mbi 300.000 vizita në muaj. Praktikisht ne i ofrojmë shitësve mundësinë më të lartë për ti shitur produktet e tyre online me koston më të ulët të mundshme. Një Risi e tillë nuk do ishte më efektive në kohët e sotme.

Kjo është një risi që muajin Maj do e kemi fokusin kryesor dhe kemi parë që kërkesa nga bizneset është shumë e madhe. Mezi presim të vazhdojmë zhvillimin e saj.



CLOSE
CLOSE
Pas